Të ardhurat që do të vijnë nga privatizimi i Albpetrolit kanë qetësuar ministrinë e Financave, e cila në një deklaratë të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe bankën e Shqipërisë, vazhdoi të mbajë parashikimin për rritjen ekonomike në buxhet 3%.<br />Sipas ministrit Bode plani që financat kanë ndërmarrë me të ardhurat e privatizimit do të shkojë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura kompanive private por nga ana tjetër do të synohet edhe mbajtja në nivel të pandryshuar e borxhit publik. "Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për të paguar kompanitë të cilat nuk janë likuiduar ndërkohë që do të ketë një ristrukturim të borxhit, kemi hyrë në negociata me Bankën Botërore ku po marrim borxh me interesa te uleta për të shlyer atë me interesa të larta", - tha Bode. Por edhe pse ministria e Financave e sheh si të parrezikshëm nivelin e borxhit, për FMN--në nuk është ashtu, nga ana tjetër Fondi Monetar e këshilloi qeverinë shqiptare që të bëjë kujdes me shpenzimet vitin i ardhshëm, vit tek i cili do të zhvillohen edhe zgjedhjet. "Për sa i përket borxhit publik, ministri tha që nuk është aq i lartë, por ne mendojmë ndryshe, niveli i tij është i lartë, kështu që duhet që më tej të merret parasysh ulja e tij. nga ana tjetër këshilla jonë për buxhetin e vitit 2013 është që të realizohen sa më mirë të ardhurat dhe shpenzimet korrente dhe kapitale të mbeten në të njëjtat nivele", - u shpreh Nadeem Ilahi, shef i misionit te FMN-së . Por për bankën e Shqipërisë kriza që ka prekur Shqipërinë do të vijojë që të japë ndikime edhe për vitin e ardhshëm. I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin e ndryshëm nga FMN-ja për rritjen ekonomike, ku kjo e fundit e parashikon vetëm 0.5% ministri i Financave u shpreh se kjo lidhet vetëm me faktorin psikologjik të llogaritjes së saj, ndërkohë që garantoi se nëse procesi i privatizimit të Albpetrol-it do të jetë i suksesshëm do të shlyet edhe një pjesë e borxheve që KESH i ka kompanisë së shpërndarjes së energjisë CEZ.<br /><br />Revenues that would come from the privatization of Albpetrol have quieted the Ministry of Finance, which in a joint statement with the International Monetary Fund and the Bank of Albania, continued to maintain economic growth forecast in the budget 3%.<br />Under Bode minister plan finances have undertaken privatization revenues will go to the payment of arrears to private companies, but on the other hand will aim at keeping unchanged level of public debt. "A portion of the proceeds will go to pay companies that are not liquidated while there will be a debt restructuring, we entered into negotiations with the World Bank where I get low interest debt to repay it with interest high, "Bode said. But even though the Ministry of Finance sees as harmless level of debt, the IMF is not also turn Monetary Fund advised the Albanian government to take care of expenses next year which will also be elections. "In terms of public debt, the minister said that is not so high, but we think otherwise, its level is high, s...